Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka goditur një tjetër rast kontrabande dhe ka vënë në pranga 4 efektivë policie.
Të arrestuar janë:
– Agim Berisha, 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec
– Agron Nela, 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec
– Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec
– Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.
Arrestimi i tyre u bë sot në orët e para të mëngjesit, pasi në datë 11 qershor 2016 kanë lejuar kalimin në Pikën e Kalimit Kufitar Shishtavec të automjetit tip Scania me targë AA763DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.