Cdo gjë gati, De Biasi ka vetëm një pikëpyetje?!

0
165

Skuadra kombëtare ka zhvilluar seancën e planifikuar stërvitore paraditen e sotme. Nën drejtimin e De Biazit, 22 nga 23 kuqezinjtë zbritën në fushën e qëndrës stërvitore, në Perros Guirec. Gjithçka nisi në orën 10:30, teksa lojtarët iu nënshtruan disa ushtrimeve të lehta fizike. Lorik Cana u duk më i angazhuari, edhe pse nuk do të luajë dot në “Velodrome”, pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Zvicrës. Vetëm Ergys Kaçe është stërvitur i diferencuar, sepse ka një problem muskular, që e vendos seriozisht në dyshim aktivizimin e tij ndaj “gjelave”.

Po për sot, në Perros Guirec është parashikuar seanca e dytë, e cila do të nisë në orën 17:30. Nesër, në orën 11:00, kombëtarja kuqezi do të “fluturojë” nga Lanion drejt Marsejës, ku do të kryejë seancën ambientuese në stadiumin “Velodrome”, aty ku do të ballafaqohet me Francën, të mërkurën, në orën 21:00. Sa i përket formacionit, nisur nga ajo që u pa në seancën e sotme stërvitore, De Biazi do të aktivizojë Arlind Ajetin në vend të Canës, në qendër të mbrojtjes, përkrah Mavrajt. Kukeli do të ketë vendin e tij, para mbrojtjes, ashtu sikurse startoi edhe ndaj Zvicrës, para se kapiteni të dilte me të kuqe.

 

Mesfusha nuk pritet të ketë ndryshime, me Lenjanin dhe Roshin nga krahët, ndërsa Abrashi dhe T.Xhaka në qendër, si shkatërrues. Dilemat më të mëdha De Biazi i ka në sulm. Sadiku, me rastet e shpërdoruara ndaj helvetëve, i ka humbur disa “kredenciale”, aq sa tashmë është në balotazh me Cikalleshin dhe Balajn. Kësisoji, mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhjeje do të bëjë De Biazi në repartin e përparmë, i cili shfaqi dobësi në finalizim ndaj helvetëve.

4-5-1-formacioni-2-650x420

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here