FSHF dënon profilin e rremë: Po dëmtohet imazhi i kombëtares

0
157

f2 f3

 

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një reagim zyrtar ndaj një statusi që është përhapur ditët e fundit. FSHF e dënon shumë atë foto dhe status, duke sqaruar se është një profil i rremë dhe se imazhi i kombëtares prishet nga këto profile. Në foton e cila është përhapur shumë në Facebook është një sqarim që Xherdan Shaqiri ka bërë kohë më parë, duke shpjeguar pse shqiptarët e urrejnë.

Ja çfarë ka shkruar:

“FSHF shpreh keqardhjen qe ne kete moment fantastik te historise se futbollit tone qe po e jetojme te gjithe se bashku fale djemve te Kombetares, trajnerit dhe ekipit drejtues te FSHF, nje profil fallco ne facebook dhe nje status i rreme i Xherdan Shaqirit marrin jehone permes portalesh te caktuara duke demtuar imazhin e FSHF. Ne vleresojme cdo pikepamje kritike mbi punen dhe nuk mund t’i heqim te drejten askujt qe te mendoje se Kombetarja duhet te fitoje cdo ndeshje dhe uron qe fallcitetet e profileve te rreme ne facebook te mos perfshihen ne debatin e shendetshem pasi demtojne rende Kombetaren ne kete moment historik.

FSHF u eshte mirenjohese te gjithe lojtareve te Kombetares per perkushtimin e tyre maksimal dhe pavaresisht fjaleve qe i merr era, ka bere e do te beje vetem nje politike: Dyer te hapura per kedo sipas merites!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here