Itali/ Sherri në Facebook për një femër, dy vëllezër tentojnë të vrasin rumunin arrestohen

0
181

Dy vëllezër shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për tentativë vrasjeje. Oltion dhe Landir Cepa, 25 dhe 34 vjeç, i pari i pastrehë dhe i dyti banues në Montecatini, janë aktualisht në burg, njëri në burgun e Pistoias dhe tjetri në burgun San Vittore. Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur më 7 shkurt të vitit të shkuar, pas një sherri në rrjetet sociale që përfundoi në një sherr fizik. Shqiptarët i ngulën një kaçavidë në kokë 17-vjeçarit rumun, në një thellësi që shkoi 10 cm, duke e çuar atë në gjendje kome. I riu përfundoi në spital në Cisanello. Konflikti kishte lindur për ngacmimin e një vajze dhe më pas, Oltiani i kishte lënë takim rumunit duke dalë bashkë me të vëllain dhe 5 persona të tjerë, ndërsa rumuni ishte me të atin dhe një kushëri, të cilët mbetën gjithashtu të plagosur. Sipas medieve italiane, grupi i shqiptarëve u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjatë përleshjes Ladir Cepa mbeti i plagosur në këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here