Përsëri probleme për Balotellin, ja përse po përmendet kësaj here

0
176

Sulmuesi në pronësi të Liverpoolit, Mario Balotelli ka qenë shpesh i përfshirë në ngjarje kundërthënëse dhe emri i tij po përmendet sërish për diçka të ngjashme.

Sipas Corriere della Sera, lojtari ishte në një klub nate në Lonato gjatë fundjavës, ku edhe ka ndodhur rrahja. Burimet kanë thënë se në momentin kur ka filluar zënka, Balotelli është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ky incident ka mbetur i lënduar rëndë një 33-vjeçar, të cilit i janë amputuar tre gishta.

Balotelli pritet të thirret nga policia dhe të japë dëshminë nëse ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here