Studimi/ The Indepedent: Shqipëria, ndër vendet më intolerante në botë

0
152

Kanadaja është vendi më tolerant në botë, sipas nënindeksit të Lirisë Personale, pjesë e studimit të Legatum institute për 2015. Ndërsa vendi ynë duket se renditet ndër vendet më pak tolerante, të parafundit në rajon, me një shkallë më lart se sa fqinjët maqedonas, që shquhen për konflikte të brendshme.

Në një hartë të publikuar së fundmi nga prestigjiozja The Independent, jepet një panoramë botërore e tolerancës, nga ku vendet e Lindjes së Mesme gjenden në fund të listës dhe kryeson Kanadaja, SHBA, si dhe disa vende Europiane.

Shqipëria renditet në vendin e 82 në botë, nga 142 shtete të analizuara, sipas matjes së performancës dhe progresit të një shteti në garantimin e lirisë individuale dhe inkurajimin e tolerancës sociale. Sipas hartës, vendi ynë ndodhet në zonën e blertë, me një pikësim prej -0.15. Me performancën më të mirë në rajon duket se shfaqet Serbia, e renditura e 59 në botë, ndjekur nga Mali i Zi, i 76-i.

Të dhënat për përpilimin e hartës janë marrë nga studimi i Institutit Legatum mbi Prosperitetin, ku toleranca është një nën indeks i këtij studimi. Variablat që ndikuan në marrjen e pikësimit bazohen në liritë civile të individëve, lirinë e zgjedhjes, pikëpamjet e shtetit mbi emigrantët dhe sjelljet mbi minoritetet etnike që jetojnë në një shtet të caktuar. /Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here