Në mungesë të kapitenit Lorik Cana, nuk do të jetë as Elseid Hysaj ai që do marrë shiritin.
Mbrojtësi i krahut, Ansi Agolli, do të drejtojë ekipin në ndeshjen përballë Francës në Marsejë të nesërmen.
“Të jesh kapiten i skuadrës është përgjegjësi e madhe, jam krenar për këtë”.
Gjithashtu 33-vjeçari u shpreh se ekipi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm përballë një kundërshtari si Franca.
“Jemi përgatitur në maksimum për këtë ndeshje. Do të jetë e vështirë pasi Franca është skuadër e fortë dhe duke qenë pretendente, do të kërkojë me ngulm fitoren,” tha Agolli.