Arrestimi i Rroshit lajm jehonë në mediat e huaja: Fshehu të kaluarën kriminale duke falsifikuar dokumenta

0
149

Një sërë mediash dhe agjencish të huaja i kanë bërë jehonë lajmit të arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.

Assosiated Press shkruan se prokurorët kërkuan arrestimin e kryetarit të bashkisë për falsifikim dokumentash.

Televisioni amerikan FoxNews shkruan se Elvis Roshi, kryetari i bashkisë së Kavajës, 50 km në perëndim të kryeqytetit, Tiranës, është zyrtari i parë që arrestohet bazuar në një ligj prej vetëm 6 muajsh, të antikorrupsionit që kërkon verifikimin e zyrtarëve publikë.

Ndërsa Daily Mail shkruan se ligji i miratuar në dhjetor është konsideruar si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, një pengesë e madhe për ambicjet e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here