“Arusha” vë në pranga16 shqiptarë për trafik kokaine

0
181

Nga një operacion i koduar “Arusha” i policisë italiane, 16 shqiptarë kanë përfunduar në pranga.

Mediat italiane shkruajnë se ata akuzohen për trafikun e pastër të kokainës në Abruzzo.

Kokaina ishte fshehur në pyll, ndërsa numri gjithsej i personave të dyshuar është 34. Trafiku i kokainës kryhej nga Rimini dhe Padova në drejtim të Rocca San Giovanni (Chieti). Në aksion u përfshinë edhe helikopterë dhe qenë antidrogë që zhvilluan kërkime në 26 shtëpi.

“Ishte një goditje e madhe e trafikut të drogës në rajonin tonë”, tha prokurori Old Lanciano në konferencë për shtyp. Hetimet ishin të vështira, pasi në rrjetin e shitjes ishin përfshirë edhe italianë. Rol të rëndësishëm në trafik kishin edhe tri gra, dy italiane dhe një shqiptare.

Metoda ishte pak a shumë e njëjtë; në çdo udhëtim dërgohej 250 gram kokainë.

Hetimet nisën në tetor të vitit 2015, pas konfiskimit të 140 gram kokaine të pastër. Më 20 nëntor 2015 u sekuestruan edhe 1 kg e 60 gram kokainë Rimini.

Mediat italiane nuk bëjnë me dije emrat e të arrestuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here