Basha: Modeli për ‘Drejtësinë’ , i kapur dhe përdhunuar nga Rama

0
159

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se modeli i kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi është kapja e sistemit. Fill pas konferencës për shtyp të kreut të qeverisë, Basha pohoi para mediave se për rreth 45 minuta kryeministri foli gjithçka, por nuk kthehu përgjigje për atë më të rëndësishmen, duke lënë të nënkuptuar se e kishte ndjekur fjalimin e kundërshtarit të tij politik. Nga ana tjetër Basha përmendi disa nga ministrat e kabinetit të qeverisë ‘Rama’, të cilët kreu i opozitës i akuzoi për korrupsion. “E dëgjuar, sapo mbylli një fjalim 45 minuta. Tha gjithçka, por s’ju përgjigj asaj kryesore. Metaforat, shprehje figurative, por ajo që i ngelet njeriut janë veprat. Çfarë i ofroi Shqipërisë në këto 3 vite? Kjo maxhoranca çoi në situatë totale pasigurie. Çfarë i ofroi shqiptarëve? Modeli i Ramës për bashkitë është Enver Rroshi. Paska pasur dhe një emër tjetër, i akuzuar për përdhunim, drogë. Elisa Spiropali, modeli i vjedhjes në dogana. Dhe modeli i vjedhjes në Shëndetësi është Beqaj. Beni Çharter është për modelin e vjedhjes në ekonomi. Për rendin modeli është Tahiri, i një mijë e një gjërave. Më thoni se cili do jetë modeli i Ramës për drejtësinë? Çfarë modeli ka ai njeri; të kapur e përdhunuar prej tij. Ky model do ta ndihmoj e do ta mbajë të paprekur modelin e qeverisjes së korruptuar të krimit e korrupsionit.”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here