Edhe në Europë ka shkretëtirë, ja në cilin shtet bëhet fjalë

0
179

Por në fakt jemi në Europë, konkretisht në Francë, në basenin e famshëm Arcachon. Kjo është duna e Pilat, më e larta në Europë dhe ndodhet pikërisht në buzë të Oqeanit Atlantik. Bëhet fjalë për një pamje të jashtëzakonshme të dunës me rërë, si për bukurinë ashtu edhe për fenomenet e çuditshme që krijon.

E krijuar nga erozioni, duna e Pilat ndër mijëra vjeçarë ka arritur lartësinë mes 100 dhe 115 metrash sipas viteve, është 2/7 km e gjatë dhe 500 metër e gjerë. E njohur jo vetëm për lartësinë e saj, por edhe për pamjen e bukur që të ofron teksa i afrohesh majës.

Në qendër të dunës ndodhet një shkallare e gjatë me rreth 150 shkallë, në të cilën turistët mund të ngjiten për t’iu afruar majës së saj dhe për të shijuar pamjen e mahnitshme të Oqeanit Atlantik. Për të parë këtë bukuri të natyrës, mund të udhëtosh me makinë ose me transport publik. Ndërkohë trenat dhe avionët, shkojnë deri në Bordeaux, nga ku ju duhet të merrni një autobus.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here