Reagon Mavraj: Reklama e birrës? Përdorën emrin tim pa leje

0
204

Mesa duket birra dhe Mërgim Marvaj nuk do të jenë kurrë bashkë. Edhe pse futbollisti refuzoi që të mbante veshur uniformën ku reklamohej birra, kompania më pas bëri një tjetër reklamë duke nxjerrë birrën pa alkool me mbishkrimi “Enkas për ty Mërgim”.

Por në një reagim në rrjetet sociale ai e ka konsideruar të gabuar përdorimin e emrit të tij në reklamat e birrës.
Për këtë ai thotë do të ishte i lumtur që fitimet për reklamën që u bë të kalonin për jetimoren e Pejës. Mavraj e ka bërë këtë reagim nisur nga vendimi UEFA-s për të ndaluar konsumin e pijeve alkoolike rreth stadiumit ku luan kombëtarja.

“Edhe Uefa enkas për mu? Do isha i lumtur nëse gjithë shpërblimin për reklamën e madhe që u bë, duke më përdorur edhe emrin tim pa marrë asnjë konfirmim, ta shpërblente tek jetimorja në Pejë!” – shkruan Mavraj duke postuar dhe foton më poshtë.
syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here