Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA: Mbështesim projekt-amendamentet e miratuara

0
164

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një reagimi pak momente më parë thekson se mirëpret miratimin e Projekt-Amendamenteve Kushtetuese nga Komisioni i Reformës në Drejtësi. Në reagim thuhet se Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

 Reagimi i ambasadës:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë.

Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme.

Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here