Zbulohen 5 identitetet që ka përdorur Elvis Rroshi në Itali e Zvicër ku rezulton i dënuar për përdhunim

0
194

Prokuroria e Përgjthshme ka zbuluar 5 identitetet që kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka përdorur në disa vende të Europës, si Zvicër e Itali, ku rezulton i dënuar për përdhunim. Ai ka mbajtur emrin e tij të parë Ervin Rroshi, të ndryshuarin Elvis Rroshi dhe emrat Baskim Hallulli, Enver Rroshi dhe Enver Proshi. Prokuroria thotë se ai i ka fshehur këto të dhëna në formularin e vetëdeklarimit. Ka fshehur gjithashtu edhe dëbimet nga Italia e Zvicra, sikundër edhe dënimin në Itali për përdhunim. Për këto arsye, sipas ligjit të dekriminalizimit, Rroshi u arrestua me kërkesë të prokurorisë së Tiranës dhe vendim të gjykatës. Ai rrezikon të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet. Rroshi dha dorëheqjen disa ditë më parë, por më pas ndryshoi mendje, pasi siguroi disa certifikata penale italiane, në të cilat ai rezultonte i padënuar. Por lapsi.al zbuloi se kur certifikatat merren nga individë, disa dënime më të vogla se 2 vjet, nuk u shënohen. Vetëm kur kërkesa bëhet nga organe zyrtare, atëherë në certifikatë shënohen të gjitha dënimet. Për përdhunim në grup Rroshi rezulton i dënuar me 1.4 vjet burg në Campobasso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here