Policia identifikon autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardit Mrishaj dhe plagosjen e një tjetri mbrëmjen e së martës 14 qershor 2016. Ngjarja ndodhi në fshatin Cërrnicë të Tropojës.
Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër si autorë të dyshuar si dhe shoqërohet për veprime të mëtejshme vëllai tjetër.
Salla e komandimit në Tropojë mori njoftim për vrasjen rreth orës 22: 45 minuta.
Policia informon: “Nga veprimet e deri tanishme ka rezultuar se në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnicë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit (vëllezër): Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale). Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale). Kastriot Niklekaj, 28 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve : Ardit Mrishaj, 26 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë dhe F.Q., 29 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë. Ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ardit Mrishaj dhe ka mbetur i plagosur shtetasi F.Q.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim ( vëllezërit) si autorë të dyshuar, konkretisht shtetasit:
1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
Gjithashtu është shoqëruar njëri nga vëllezërit si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje, konkretisht shtetasi Kastriot Niklekaj si dhe disa shtetas të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit. Vazhdojnë veprimet hetimore dhe operative intensive për kapjen e shtetasve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për vepren penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79/ë i Kodit Penal.