1 – Napoleoni ndër të tjera është i famshëm edhe për gjatësinë e tij. Ishte i gjatë 1 metër e 69 cm, 3 cm më pak se gjatësia mesatare e asaj kohe, dhe 3 cm më shumë se ish-presidenti francez Sarkozi.
2 – Urrente macet e zeza. Napoleoni ishte supersticioz dhe i shmangte ato.
3 – Një “napoleon” mund të jetë një monedhë franceze, një tip çizmesh, dhe një lloj pistolete
4 – Edhe pse në internet ka afro 3 mijë faqe që thonë se është e paligjshme të thërrasësh në Francë një derr “Napoleon”, nuk është miratuar kurrë një ligj i tillë.
5 – Napoleoni ishte gjithashtu novelist. Në vitin 1975 ai shkruajti një roman romantik të quajtur “Clisson et Eugenie” që mbeti i pabotuar në vitin 1920.
6 – Në vitin 1996 një tufë flokësh të Napoleonit u shit në ankand në Londër për 4600 euro.
7 – Biblioteka Amborsiana në Milano ruan akoma dorezat e bardha që Napoleoni përdori gjatë Betejës së Vaterlosë.
8 – Që fëmijë, Napoleoni thirrej nga familjarët e tij “Nabulio”.
9 – Babai i Napoleonit quhej Carlo Maria Buonaparte. Ndryshoi mbiemrin në Bonaparte pas vdekjes së tij, pak ditë pasi u martua me Giuseppina dhe pasi nisi fushatën ushtarake në Itali, për ta bërë mbiemrin më të përshtatshëm në gjuhën franceze.
10 – Ylli i Rosetta-s u zbulua në vitin 1799 nga Pierre-Francois Bouchard, kapiten në fushatën e Egjiptit të Napoleonit.