Arsene Wenger: Dalja e Arlind Ajetit çoi në humbjen e Shqipërisë

0
169

Trajneri i Arsenalit, francezi Arsen Wenger, i cili bën komentatorin për “BEIN TV”, e ka cilësuar daljen nga fusha të Arlind Ajetit si shkakun kyç të humbjes se Shqipërisë në fund. “Dalja e Ajetit u kushtoi shqiptarëve. Kur ai qe në fushë, situata si ato të golit të pare, kur Grizman shënoi se qe zbuluar, nuk u panë kurrë. Ai i fitoi të gjitha duelet me Giroud, për aq kohë sa luajti. Pas largimit la një boshllëk të madh në mbrojtjen e Shqipërisë”.

 

ajetiiiii

 

Kujtojmë se Arlind Ajeti luajti në vendin e kapitenit Lorik Cana, i pezulluar me karton të kuq (që e mori ndaj Zvicrës). Ai u zëvendesua nga Veseli, që bëri gabimin në rastin e golit të Griezman, duke mos e mbuluar atë. Ky futbollist është një “bast” i madh i De Biazit, në fakt, të cilin e humbi mbrëmë, sepse përfshirja e tij në listën e 23 kuqezinjve për “Euro 2016” shkaktoi shumë polemika. Vetë mbrojtësi nga Kosova, Arlind Ajeti, tregon se ka mbetur i zhgënjyer edhe për faktin se nuk ka arritur ta përfundojë lojën për shkak të problemeve fizike:

 

ajeti2
“Dëshiroja të luaja deri në fund, sepse bëhej fjalë për një ndeshje të madhe, por kisha probleme fizike. Kisha probleme me këmbën e djathtë, madje të mëdha në fund. Unë mendoj se ekipi u angazhua maksimalisht në këtë përballje. Kemi luajtur mirë në planin difensiv. Normalisht, nuk kemi pritur të sulmojmë ndaj një ekipi si Franca, sepse nëse hapesh ndëshkohesh lehtë nga elementët tejet cilësorë që ka Franca. Në momentet kritike mendoj se fati dhe koncentrimi nuk ishin me ne. Në ndeshjen me Zvicrën nuk jam aktivizuar dhe nuk mund të flas shumë. Kjo sfidë mendoj se ishte më e vështirë se e para, ndërsa edhe me Rumaninë nuk do ta kemi të lehtë. Kjo është e sigurt, sepse rumunët kanë ekip të mirë.”

 

ajeti4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here