Kukës/ Policia asgjëson 250 rrënjë kanabis sativa, kërkohen autorët

0
188

Plot 250 rrënjë kanabis sativa janë asgjesuar nga policia e Kukësit në fshatin Pralishtë.

Sipas informacioneve të policisë, bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe  kapjen  e autorëve.

 

Deklarata e policisë

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, më datë 15.06.2016,  konstatuan dhe asgjësuan rreth 250 rrënjë bimë  narkotike  të dyshuara Cannabis Sattiva, në fshatin Pralishtë, të mbjella në mal.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kukës,për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here