Matura shtetërore, përjashtohen nga provimet 12 maturantë, kopjuan me celular

0
225

Në prag të testimit të maturantëve në matematikë që është dita e premte, Ministria Arsimit evidenton rastet e shkeljeve dhe abuzimeve në provimet paraardhës, atë të Letërsisë dhe Gjuhës së Huaj.

Zv ministria e Arsimit Nora Malaj tha se arsyet e përjashtimit të 12 maturantëve janë: kopjimit, identiteti i rremë, dhe mungesa e etikës së komunikimit.

Lidhur me denoncimet të publikuara në rrjetet sociale se teza ka qarkulluar nëpërmjet celularëve, znj Malaj paralajmëroi kallëzime penale për rastet ku abuzimi konstatohet.

Mbi 40.000 maturantë do ti nënshtrohen të premten në datën 17 qershor,  testimit të matematikës. Ai përmban 25 pyetje dhe sipas autoriteteve të arsimit është I nivelit mesatar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here