Shkarkimi i Dungës, ja kush është trajneri i ri i Brazilit

0
178

Adenor Leonardo Bacchi është zëvendësuesi i Carlos Dunga-s. 55-vjeçari, që nga të gjithë njihet me pseudonimin “Tite” ka qenë i përzgjedhuri i Federatës Braziliane të Futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Corinthians, Roberto de Andrade, i cili e ka konsideruar këtë lëvizje si një “vjedhje”.

Në pritje të detajeve të mëtejshme, Tite pritet të nënshkruajë një kontratë deri në Botërorin e 2018-ës, por do të jetë Rogerio Micale, ish-trajner i përfaqësueses Under 21, ai që do të drejtojë skuadrën në Lojërat Olimpike të Rio-s. Marrëveshja me ish-trajnerin e klubit paulist ishte në ajër. Tite ka fituar dy kampionate braziliane (2011, 2015), një Kupë Libertadores (2012) dhe një Botëror për Klube kundër Chelsea-it (2012), ndër të tjera, gjatë kohës në drejtim të Corinthians.

Lajmi, siç u tha më sipër, nuk është pritur aspak mirë nga klubi brazilian, që nuk është aspak i kënaqur për faktin se ka humbur liderin. “Tite nuk është më trajneri ynë, nga disa e sotme do të punojë për Federatën Braziliane”, ka thënë presidenti Roberto de Andrade. “Nuk donim ta linim të largohej. Shpresoj të mos pendohet, do të shohim”, ka shtuar ai para se të përdorte tone të ashpra duke ju drejtuar federatës. “Ka qenë një vjedhje e vërtetë dhe nuk dua të shtoj më shumë mbi Federataën e Brazilit, përndryshe do të rrezikoja një denoncim”. Në fund, nga ana Tite nuk ka pasur asnjë deklaratë, por kursi i ri verdhjeshil ka filluar zyrtarisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here