Tropojë/ Sherr mes nj♪7 grupi të rinjsh, humb jetën 25 vjeçari, arrestohen 2 vëllezër

0
221

Një sherr mes të rinjve ka përfunduar në vrasjen e një 25-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Cërnicë të Tropojës ku ka humbur jetën shtetasi Ardit Mrishaj, 25 vjeç si dhe është plagosur 29-vjeçari Florian Qehaja. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuar autorët e vrasjes së 26-vjeçarit dhe ditën e djeshme arrestuar autorët. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Henerik Niklekaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si dhe 24-vjeçari Fitim Niklekaj, po i dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, është arrestuar edhe vëllai tjetër i tyre shtetasi Kastriot Niklekaj, 28 vjeç, i dënuar më parë dhe i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Ndërkohë bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve që tregojnë rrethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së martës në një lokal në fshatin Cërnicë, ku Ardit Mrishaj dhe personi i plagosur ndodheshin në një lokal duke parë ndeshjen e futbollit mes Portugalisë dhe Islandës, në të njëjtin ambient ndodheshin edhe tre vëllezërit Henrik, Fitim dhe Kastriot Niklekaj. Më pas ka nisur një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve Niklekaj ku për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 26-vjeçari Mrishaj dhe është plagosur shoku i tij Florian Qehaja.

 

Vrasja e 26-vjeçarit

Ardit Mrishaj u vra me armë zjarri në lokalin e fshatit Cerrnicë të Tropojës, ndërsa po shihte ndeshjen e futbollit së bashku me shokun e tij, që mbeti i plagosur nga plumbat. Sipas policisë së Tropojës nga veprimet e deri tanishme ka rezultuar se në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit me inicialet L. V., në fshatin Cërrnicë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit , Henerik Niklekaj, 22 vjeç, Fitim Niklekaj, 24 vjeç, Kastriot Niklekaj, 28 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve, Ardit Mrishaj, 26 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë dhe shtetasit me inicialet F. Q., 29 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë. Ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Mrishaj dhe ka mbetur i plagosur shtetasi F. Q. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri fillimisht verbal dhe më pas fizik mes vëllezërve Niklekaj dhe dy shokëve Mrishajt e Qahajt. Pas sherrit, vëllezërit Henerik dhe Fitim Niklekaj janë larguar nga lokali dhe janë kthyer të armatosur më një automatik, më pas kanë qëlluar në drejtim të personave që janë konfliktuar. Për pasojë ka humbur jetën në vend 25-vjeçari Mrishaj si dhe ka mbetur i plagosur shoku i tij . Më pas autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe uniformat blu pas identifikimit kanë bërë të mundur edhe arrestimin e tyre gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu është arrestuar edhe njëri nga vëllezërit si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje, Kastriot Niklekaj si dhe disa shtetas të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit. Vazhdojnë veprimet hetimore dhe operative intensive për kapjen e shtetasve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here