Ky kampionat i cili u hap me gol nga një lojtar i cili pritej të shënonte si sulmuesi i Francës Olivir Giroud nuk pati një vazhdimësi shënimi nga sulmuesit kryesor të skuadrave. Ndeshjet e fazës së parë përfunduan dhe shumë nga sulmuesit e rëndësishëm nuk u dukën fare. Në listën e gola shënuesve të skuadrave janë mesfushorë dhe mbrojtësa. Vetëm Gareth Bale është ai që nuk ka zhgënjyer në këto ndeshje të para. Edhe pse nuk mundën të shënonin shkëlqimi I yjeve nuk është venitur sepse ata kanë edhe shumë ndeshje për të treguar aftësitë e tyre. Raundi I parë është mbyllur me një Ronaldo I cili nuk arrin të mund një skuadër si Islanda madje edhe kur kishte rastin më të mirë për të shënuar e shpërdoroi atë. Ylli i Realit të Madridit ka mbi shpatullat e tij një peshë të jashtëzakonshme përgjegjësie, sepse është i vetmi super lojtar i një Portugalie të mbushur më shumë se kurrë në vitet e fundit me talente, por që gjithsesi i mban shpresat te magjitë e tij për të mbajtur gjallë synimet për lavdi. Por Ronaldo nuk ishte i vetmi sepse edhe Ibrahimoviç nuk arriti që të gjente rrjetën në ndeshjen parë . Të dy lojtarët nuk arritën të shkëlqenin por mes të dyve kjo sfidë është fituar nga sulmuesi I PSG, sepse detyroi lojtarin e skuadrës kundërshtarë që të shënonte një autogol nga pasimi i tij. Fati i keq ndoqi edhe Levandovskin në këtë ndeshje sepse as sulmuesi i Bayer Mynchen nuk arriti që të shkëlqej. Ajo që dukej shumë interesante në këtë ndeshje është se, edhe kur skuadra Polonia bën maksimumin, ylli i saj duket inegzistent. Pa tundur rrjetat kundërshtare mbetën edhe lojtarë të mëdhenj që luajnë për kombëtare të mëdha, pavarësisht performacave të ekipeve të tyre. Kjo listë fillon me Anglinë, që kundër Rusisë u befasua në kohët shtesë pasi dominoi për rreth 90 minuta. Harry Kane, golashënuesi i Premier League, nuk u dukë pothuajse fare edhe pse Anglia e Hodgsonit kishte plot 5 lojtarë nga Tottenhami i tij. Sulmuesi i Francës dhe Athletico Madrid Antoine Griezmann, mund të justifikohet me ndryshimin e pozicionit në fushë dhe me pranin e Giroud që ju dhanë më shumë hapësira. Franca ndryshon shumë nga klubi ku ai luan, pasi shfrytëzon shumë më pak kundërsulmet krahasuar me madrilenët, ndaj dhe sulmuesi Griezmann nuk mund të marrë më të mirën e shpejtësisë së tij, një karakteristikë individuale. Por Greizmann nuk mund që të shfaq talentin e tij as në ndeshjen e dyte pasi trajneri ka vendosur që ta lë jashtë dhe mundtë themi që ka dështuar në këtë raund të parë. Spanja është skuadra tjerët e cila arriti tre pikë nga një mbrojtës por për sulmuesin e saj Alvaro Morata nuk mund të themi që dështoi plotësisht sepse për aq minuta sa luajti u përpoq në maksimum. Të dështuar dhe të venitur duket se janë edhe dy sulmuesit e Gjermanisë Thomas Muller dhe Maroi Gotze të cilët nuk bënë asgjë kundër Ukrahinës. Të dy lojtarët ishin inegzisten në fushë dhe Gjermania shpëtoi fal një mbrojtësi dhe një zëvendësuesi. Por shumë ndryshe mund të themi për Italinë e cila të gjithë ata që konsiderohen yje i ka në fazën mbrojtëse. Por yjet e Italisë edhe pse në mbrojte shkëlqyen përsëri pasi arritën që të ndalin lojtarët e milionave si Lukaku, Hazard dhe De Bruyne. Por për të gjithë këta lojtarë që përmendëm më lartë nuk mund të themi kanë dështuar në këtë kampionat sepse vlerat e tyre i kanë treguar shumë herë të tjera dhe kanë ditur të shënojnë në moment të vështira për skuadrat e tyre. Por duke qenë ky kampionat një nga ata kampionate që ka suprizuar më shumë edhe mos shënimi i tyre në ndeshjet e para është një nga suprizat.