Skandali i përgjimeve/ PD: Rama ka rritur presionin ndaj drejtësisë, do me çdo kusht të mbyllë çështjen

0
147

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama ka rritur presionin ndaj drejtësisë, përmes kërcënimeve kriminale, duke tentuar mbylljen e çështjes së përgjimeve të paligjshme, në një kohë kur disa fakte të reja e thellojnë këtë skandal.

Referuar shkrimeve të disa mediave, PD thotë se “Pajisja e përgjimit të paligjshëm është përdorur në zonat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Rrugën e Elbasanit, pranë Televizionit Publik dhe pranë Bashkisë së Tiranës”.

Sipas opozitës, provat e deritanishme faktojnë se “krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm ka ndodhur, cënimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur, shkelja brutale e Kushtetutës e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka ndodhur” dhe kjo “është arsyeja pse Edi Rama e pengon hetimin, pse e riktheu Çakon në detyrë duke shantazhuar në mënyrë mafioze gjykatën”.

PD thotë se zbardhja e plotë e ngjarjes dhe përgjegjësive do të ishte goditja fatale ndaj Edi Ramës, ndaj ai po përdor të gjitha format e presionit e kërcënimit kundër gjykatës dhe prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here