Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të plagosjes me armë paraditen sotme në Golem.
Uniformat blu thonë se ai është 23-vjeçari Lajden Kadilli, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ngjarja ndodhi pranë një kompleksi në Golem rreth orës 10:35, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari me inicialet A. Ç.
Grupi hetimor bën me dije se të dy personat kanë qenë të ulur bashkë në tavolinë në një lokal dhe më pas filluan të konfliktoheshin për motive ende të paqarta.
Më pas, autori i dyshuar nxorri pistoletën dhe qëlloi 24-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit.