Korcë/ Burri vret gruan me thikë në sy të vajzës së mitur, në fund vret dhe veten

0
190

Një krim i rendë brenda familjes ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele qytetin juglindor të Korçës. Për arsye ende të paqarta 34 vjeçari Mikel Xhiko ka vrarë bashkëshorten e tij, Yllka Xhiko 29-vjeç brenda në banesë e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Gazetarja Lediona Xheladinaj që ndodhet në vendngjarje, raporton se krimi i rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen 17 të qytetit, në sy të vajzës së mitur të çiftit. Fillimisht burri ka qëlluar gruan me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, e më pas edhe veten. Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Po sipas Lediona Xheladinaj, policia ka rrethuar zonën dhe po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht thuhet se shkak për krimin e rëndë mund të jetë bërë xhelozia. Banorët e zonës thonë se nuk e njihnin shumë çiftin, pasi jetonin me qira në këtë apartament. Po ashtu autori i krimit Mikel Xhiko njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike. ÇIFTI XHIKO JETONTE NË KUSHTE EKSTREME, MIKELI KISHTE PARAMENDUAR KRIMIN Ora 14:29- Ndërkohë, pak orë pas krimit zbulohen detaje të reja zbulohen nga kjo ngjarje e rëndë. Bëhet me dije se autori Mikel Xhiko e kishte paramenduar ngjarjen e rëndë, pasi kishte bllokuar derën me orendi shtëpiake në mënyrë që bashkëshortja e tij të mos kish mundësi të largohej nga banesa. Po ashtu mësohet se ata jetonin në kushtet e varfërisë ekstreme bashkë me vajzën e tyre të mitur. Autori Xhiko ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burg për lëndë narkotike dhe vjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here