Menjëherë sapo gjyqtari ka vërshëllyer për fundin e ndeshjes me Rumaninë, Mustafi ka postuar në rrjetet sociale një mesazh urimi për kuqezinjtë.
“Urime Shqipërisë për tre pikët e para të saj në një Europian. Unë shpresoj që t’ia dalin për t’u kualifikuar mes 16 më të mirëve”, ishin fjalët e tij.