Yllka Xhiko, vajza e vrarë sot nga bashkëshorti i saj, Mikel Xhiko nuk harronte t’ia shprehte dashurinë atij. Xhiko mbante një profil në “Facebook” me emrin Laura Xhiko. Ajo postonte vazhdimisht statuse ku i shprehte dashurinë Mikelit, e dhe pse ky i fundit kishte probleme.
Mësohet se Mikeli ishte përdorues droge. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me posedim kanabisi.
Ditën e sotme, pas vizitës te vjehrri, Mikel Xhiko vrau gruan me thikë dhe më pas edhe veten. Ngjarja ndodhi në apartamentin që kishin me qira në lagjen nr. 17 në Korçë.
Mikel Xhiko e kishte planifikuar vrasjen, raporton Panorama. Ai mbylli derën e banesës me orendi që të mos hapej dhe më pas kreu krimin makabër. Policia dyshon te konfliktet e xhelozisë, por nuk përjashton as varfërinë ekstreme.