Gjykata e Tiranës ka vendosur që ndaj ish-ministrit Spiro Ksera të ketë gjykim të shkurtuar.
Ndonëse u kërkua i njëjti vendim edhe për Kleves Bitron, trupa gjykuese nuk vendosi të njëjtën masë, duke vendosur që ai të gjykohet me proces normal.
Trupa gjyqësore ishte e përbërë nga gjyqtarët Sokol Pasho, Martin Deda Albert Meçe.
Pas pesë muaj hetimesh ish Ministri i punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera, përfundoi në gjykatë si pandehur me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Veprimet e paligjshme të zyrtarëve i shkaktuan shtetit një dëm prej 30 milion lekë me anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.
Sëbashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit Tavani ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë.
Këto para u morën nga Buxheti i shtetit por vetë Ksera i cili kërkoi lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit mohoi akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht pasi ai është përfaqësuses i minoritetit Grek në vendin tonë.