Parlamenti britanik seancë të jashtëzakonshme në nder të Jo Cox

0
157

Parlamenti britanik ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në nder të deputetes labursite Jo Cox, e cila u vra brutalisht në një nga zonat e saj elektorale.

Deputetë dhe kolegë mbajtën homazhe për deputeten që u nda nga jeta në moshën 41 vjecare teksa i gjithë vendi dhe klasa politike është përcarë në prag të referendumit të 23 qershorit ku britanikët do të vendosin qëndrimin ose largimin nga BE.

Kryetari i Parlamentit udhëheqësi i homazheve tha se Cox kishte cilësi të jashtëzakonshme. Ajo ishte e dashur, elokuente, parimore dhe e mençur, por mbi të gjitha ishte e mbushur me dashur për njerëzimin.

Në ceremoni ishin të pranishëm bashkëshorti i të ndjerës, dy fëmijët e tyre, prindërit e saj, motra dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Lideri i laburistëve tha para deputetëve të cilët kishin vendosur të gjithë trëndafila të bardhë në veshjen e tyre se kemi humbur një prej më të mirëve nga mesi ynë. Ai tha se zonja Cox, e cila të mërkurën do të festonte ditëlindjen e 42 kishte kaluar jetën e saj në shërbim të të tjerëve si deputete dhe bamirëse. Ai e quajti vdekjen e saj një sulm ndaj demokracisë.

Kryeministri Cameron e përshkroi zonjën Cox si një kolege të jashtëzakonshme, humanisë dhe miken më të mirë që ai kishte njohur.

Vrasësi i Cox përballet me akuzën vrasje, lëndime të rënda trupore dhe posedim të armëve të zjarrit.

Cox është deputetja e parë që vritet që prej vrasjës së konservatorit Ian Goë në 1990 nga forcat e armatosura irlandeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here