Gjermani – Irlandë e Veriut/ Ja sa gola duhet të bëjë Gjermania që të festojë Shqipëria

0
181

 

Shqipëria do ta ndjekë me interesim të madh ndeshjen mes Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për xhiron e fundit në Grupin C në “Euro 2016”.

Kuqezinjtë kanë rival direkt irlandezët për t’u kualifikuar nga pozita e tretë, por Gjermania mund t’i dalë në ndihmë skuadrës së selektorit Gianni de Biasi.

Gjermania duhet të fitojë me katër gola dallim, një gjë aspak e lehtë për t’u arritur.

Por, Shqipëria shpreson se Gjermania do t’i realizojë ato katër gola pasi i duhet ta përmirësojë sa më tepër golaverazhin që mos ta rrezikojë pozitën e parë në grup nga Polonia, që ka barabartë katër pikë dhe ndeshet me Ukrainën, e eliminuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here