BBC: Rrjetet kriminale detyrojnë të miturit të vjedhin deri në 1000 euro në ditë

0
171

Policia holandeze ka thënë se rreth 300 fëmijë janë duke u shfrytëzuar nëpër Evropë nga grupet kriminale të cilat i detyrojnë ata që të vjedhin një mijë euro në ditë.

BBC njofton se katër rrjete janë zbuluar duke vepruar në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnje.

Gjashtë fëmijë të zhdukur nga Holanda janë gjetur javën e kaluar në Spanjë në kushte të rënda pas arrestimit të një çifti në të 40-tat e tyre.

Prokurorët thonë se kjo praktikë është një lloj modern i skllavërisë.

Ky operacion policor kishte filluar para një viti kur hetuesit në Stacionin Qendror të Amsterdamit vënë re se një grup i fëmijëve po përdoreshin në mënyrë të vazhdueshme si hajdut xhepash nën kontrollin e të rriturve, njofton policia holandeze.

Fëmijët janë nxjerrë nga shkolla për të vjedhur në dyqane dhe vjedhje xhepash, ndërsa autoritetet besojnë se vajzat e mitura janë abuzuar seksualisht dhe kanë mbetur shtatzëna.

Policia beson se këta fëmijë vijnë nga familje të varfra nga Bosnja dhe vendet tjera të ish Jugosllavisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here