Ja si shpjegohen ëndrat që shohim më shpesh

0
455

Truri ynë nuk pushon kurrë, as kur flemë, sa që shpesh shohim ëndrra që duken si reale. Disa prej tyre kanë kuptime specifike të fshehura, ndonëse interpretimi i tyre është shumë kompleks, sa që filozofi Sigmund Feud ka shkruar edhe libra mbi to. Më poshtë gjeni disa nga ëndrrat më të shpeshta dhe kuptimet e tyre:

Humbja e dhëmbëve- Kur një person humb dhëmbët në ëndërr, mund të ndodhë që të humbë një person të dashur. Ndërsa nëse shihen të rënë, të thyer dhe të pistë, është sinjal ankthi dhe humbje pushteti.

 

Vizita në shtëpinë e fëmijërisë- Vizita në shtëpinë e fëmijërisë dhe gjetja e dhomave të reja, është sinjal i pranimit të një ndryshimi.

 

Dashuri- Thuajse të gjithë njerëzit kanë parë në ëndërr sikur bëjnë dashuri. Nëse partneri është një personazh i njohur, do të thotë se jeni në kërkim të popullaritetit dhe vëmendjes. Nëse është shefi, do të thotë se keni dëshirë për të fituar pushtet në tjetën tuaj.

 

Humbja e portofolit dhe parave- Humbja e portofolit do të thotë nevojë për të gjetur identitetin personal. Ndërsa humbja e parave është dëshirë për t’u shkëputur nga realiteti material, shkruan noa.al.

 

Nënshtrimi para një provimi kur nuk jeni gati- Ky është sinjal i frikës për të përballuar një sfidë. Është përjetim i vërtetë i një situate ankthi në gjumë.

 

Gjetja e parave dhe argjendarive- Ndonëse mund të jetë një prej ëndrrave më të bukura në botë, në të vërtetë është mungesë besimi, ngrohtësie dhe përkrahje, shkruan noa.al. Ndërsa nëse gjeni para, do të thotë se jeni me fat, të admiruar dhe të fuqishëm.

 

Përballimi me një operacion- Kur në ëndërr përballeni me një operacion, është vështirësia e gjetjes së një zgjidhje mbi jetën tuaj. Nëse e shihni veten nën efektin e anestezisë, është nevoja për të marrë vendime me më shumë siguri.

 

Humbja e kontrollit mbi mjet- Kjo ëndërr është sinjalizim i pamundësisë për të ndërhyrë në ngjarjet e jetës suaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here