Lindin pandat e parë për këtë vit (FOTO)

0
181

Në këtë qendër kërkimore në kryeqytetin e Provincës Sishuan të Kinës, kanë lindur dy pandat e para për këtë vit në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për dy vogëlushe të seksit femër, të cilat peshojnë respektivisht 144 dhe 113 gramë.

Ato po mbikëqyren nga kujdestarët e qendrës kërkimore, të cilët po kujdesen për shëndetin e tyre. Pandat janë një lloj ariu i cili gjendet kryesisht në Kinën Qendrore. Ato janë kafshë mjaft të rralla dhe aktualisht mendohet se në total në botë janë afro 3.000 arinj panda.

“Këto panda duken vërtet të shëndetshme dhe këtë gjë e kuptojmë përmes zërit të tyre. Edhe nga paraqitja nuk vërejmë asnjë shenjë dobësie”, thotë kujdestarja e tyre.

Lindja e dy pandave ishte një lajm mjaft i mirë për qendrën kërkimore.

“Nën regjimin e ushqimit artificial mundësia e të pasurit të binjakëve është rritur, krahasuar me mjedisin normal. Gjithashtu, përkujdesja pas lindjes ndikon pozitivisht në shëndetin e pandave. Besoj se këto janë aspekte mjaft të nevojshme për të ruajtur pandat, duke qënë se numri i tyre është i ulët.”

Shumë qytetarë të cilët ishin kuriozë për të parë pandat, u mblodhën në qendrën kërkimore për t’i vëzhguar nga afër.

7535038-3x2-940x627

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here