‘Thjesht po kryqëzoja gishtat’ Është e kotë të kërkoni polemika ku nuk ka. Po përpiqemi të luajmë për të fituar Europian të gjithë së bashku’. Kështu Gerard Pique, mbrojtësi i Spanjës dhe i Barcelonës, përpiqet të largojë polemikat, pas momentit kur telekamerat e kanë fiksuar me gishtin e mesit, teksa këndohej himni kombëtar i Spanjës, përpara ndeshjes me Kroazinë. Pique, 29 vjeç, i fejuari i këngëtares Shakira, është katalanas dhe janë të njohura qëndrimet e tij separatiste.