Në kuadër të luftës kundër kultivimit të drogës, policia e Shkodrës ka asgjësuar 11.810 bimë narkotike kanabis sativa.
Zbulimi dhe asgjësimi i kanabis sativa është bërë gjatë kontrollit në 3 fshatra, ku në fshatin Mazrek u asgjësuan 1040 bimë kanabis, në fshatin Benë të Vaut të Dejës 640 bimë dhe në fshatin Kosmaç të vaut të Dejës 10.130 bimë narkotike.
Edhe pse policia bërë të mundur zbulimin e drogës, ajo nuk ka arrestuar asnjë person pasi një nga problemet kryesore që has policia në identifikimin e autorëve është se droga mbillet në toka që nuk kanë pronarë.
Drogë është gjetur dhe asgjësuar edhe në fshatin Dush të Pukës, por në këtë rast janë arrestuar dy persona.
Në prangat e policisë ka rënë kryeplaku Gjergj Pergjegjaj 57 vjeç dhe Florian Pergjegjaj 29 vjeç nga Durrësi.
Të dy akuzohen për kultivim droge, ndërsa kryeplaku akuzohet edhe për shpërdorim detyre.