Nuk është hera e parë që Ministria e Shëndetësisë dhe kreu i saj Ilir Beqaj janë vënën në qendër të vëmëndjes për skandale të llojeve të ndryshme.
Pas atyre më të rënda që janë koncesionet e pa faktuara, Beqaj tallet edhe me pacientët, mbi të gjitha të ndërruar jetë.
Një sms nga sistemi operativ sipas Beqajt mund të rrisë cilësinë e shërbimit, por kjo ka irrituar djalin e të ndierës që ky sms i ka shkuar.
Ky është mesazhi i plotë plotë:
Papergjegjmeria e Ilir Beqes ne keto lloj dacibaosh eshte e frikshme ……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysem qe ka nderruar jete. Dhe ketu ku ardhur ky mesazh eshte numri im dhe une quhem Felix Bilani. Me kete gje treguat thjesht qe jeni bere zyre funerali dhe asgje me teper. Por meqe je cun trendy po te them nja dy gjera per sherbin tend…..1 urgjenca e tiranes eshte 0 ndersa mjeket jane asa… 2. Nje drejtorese qe u thote kirurgeve ne mbledhje qe edhe une po te lexoj operoj tregon sa i pergjegjshem je 3. Ne qendren qe ti e quan spitalore akoma perdoret analgine gje qe eshte e ndaluar ne pothuajse te gjitha vendet e botes 4. Ilacet qe ti tenderon jane te dhjera sepse nuk bejne asnje efekt 4. Vec termit kabul qsut nuk ka emer tjeter 5. Mjeket paguajne cdo dite parkimin qe ti ke dhene me koncesion 6. Ne sallat e operacionit nuk ke as penje dhe as kapese per te mbyllur plaget dhe kur ne i blejme vete histerizmi i njerezve qe ti ke vene aty e quan korrupsion. Tani nja dy fjale te thjeshta ……meqe nje gafe e tille per mua eshte skandal …..tani nese nuk e ke harruar, ti e di qe une kam nje kariere goxha te mire ne media edhe pse nuk punoj me ne to. Por te premtoj qe do kthehem dhe do merem vetem me qsut dhe min e shendetesise te premtoj. Felix Bilani 22.06.2016