Skuadra e Zvicrës e cila ka në pronësi kartonin e lojtarit kërkon që mbaj lojtarin por që lojtari nuk dëshiron që të kthehet në Ligën e dytë
Edhe pse në janar skuadra Zvicerane Zyrihu, e la të lirë në formën e një huazimi sulmuesin e kombëtares Armando Sadikun, pas paraqitjeve të tij shumë të mira në këtë Evropian ka bërë që drejtuesit e këtij klubi të ndërrojnë mendje. Në janar Sadiku u cilësua i pavlefshëm për trajnerin e klubit të tij por me mungesën e tij kjo skuadër ra nga kategoria. Grumbullimi me kombëtaren dhe aktivizimet si titullar, ka bërë që drejtuesit e Zyrihut të mendohen edhe një herë për sulmuesin. Paraqitjet që bëri sulmuesi nga Elbasani në EURO 2016, ishin një tjetër shuplakë për drejtuesit e Zyrihut, që lejuan të largohej një sulmues me kaq shumë vlerë. Një futbollist që shkëlqeu në Evropian, sigurisht që e ka rritur vlerën në merkato. Tashmë Zyrihu ndodhet në ligën e dytë por drejtuesit e klubit nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi dhe sidomos në këtë moment që sulmuesi është në kumin e tij për të përfituar nga rritja e vlerës së kartonit. Numri një i Zyrihut thekson se askush nuk mund ta marrë Sadikun pa biseduar më parë me të. Pasi sulmuesi kuqezi mbetet shumë i rëndësishëm për rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit zviceran. Por mes Sadikut dhe klubit pritet të këtë debate pas sulmuesi nuk ka ndër mend që të kthehet dhe të luajë në Ligën e dytë në Zvicër edhe pse kontrata përfundon në 2017. Trajneri kombëtares Shqiptare ka thënë për sulmuesin se ai ka shumë aftësi për të luajtur në Seria A në Itali dhe një sulmues me kaq vlera nuk mund të qëndroj në kategorinë e dytë në Zvicër. Por edhe pse sulmuesi po pret për të ardhmen e tij dhe ka ëndërr që të luaj në Seria A në Itali përsëri për të ka shumë oferta. Një interesim për Sadikun vjen nga Superliga Turke sepse për të interes ka shfaqur Rizespor.