Aderimi i Malit të Zi në NATO, Shqipëria miraton me 110 vota pro

0
157

Ratifikimi nga Kuvendi i Shqipërisë i traktatit të NATO-s për aderimin e Malit të Zi solli në Shqipëri kryetarin e ri të kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajovic. Shqipëria bëhet vendi i 5 që ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi. Për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Meta, ky vendim do të sjellë më shumë stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit.

Për të treguar sa e vlerëson fqinjësine e mirë me vendin tonë kreu i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajovic citon këtë fjalë të urtë shqiptare.

Ratifikimi i traktatit të NATO-s për aderimin e Malit të Zi u votua nga parlamenti 110 vota pro dhe me votën e abstenim të deputetit Nard Ndoka, votim që u ndoq në Kuvend nga Kryeparlamentari Pajovic, i cili mbajti dhe në fjalim përpara të ligjvënësve shqiptar.

Pajovic u prit në një takim dhe presidenti Nishani, i cili ka vlerësuar nivelin aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve, çka i shërben sipas tij dhe roli i pakicës shqiptare në Mal të Zi si urë miqësie, por dhe faktor stabiliteti.

Por kreu i shtetit thotë se vendi ynë vazhdon të mbetet i vëmendshëm ndaj plotësimit të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Malit të Zi dhe veçanërisht të zbatimit të anagazhimeve ligjore, që ndërmerren në këtë kuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here