BE/ Sot referendumi në Britani

0
170

 

Votuesit në Britaninë e Madhe nëpërmjet referendumit vendosin sot për të mbetur ose jo në Bashkimin Evropian. Ky është referendumi i parë për lidhjet e këtij vendi me Evropën në më shumë se katër dekada.
Për muaj të tërë, politikanët e të dyja kampeve, pro dhe kundër, kanë bërë përpjekje të ndikojnë 46.5 milionë votuesit e ligjshëm.
Kryeministri britanik, David Cameron, u ka bërë thirrje bashkëkombasve që të refuzojnë të ashtuquajturin “Brexit”, apo daljen e vendit nga BE-ja.
“Është privilegji më i madh në jetën time të qëndroj në zyrë, dy oborre larg vendit ku Winston Churchill ka marrë vendim të luftojë kundër Hitlerit më 1940. Ai nuk ka dashur të jetë vetëm, ai ka dashur të jetë me polakët, me francezët dhe me të tjerët që kanë luftuar për lirinë dhe demokracinë e Evropës”, ka thënë Cameron.
Pjesa më e madhe e debatit është zhvilluar rreth ekonomisë, migracionit dhe asaj që disa e kanë perceptuar si kontroll burokratik të BE-së mbi çështjet e shteteve anëtare.
Një mesatare e sondazheve, e hartuar këtë javë nga ueb-faqja “What UK Thinks” (Çfarë mendon Mbretëria e Bashkuar), ka treguar se kampi pro mbetjes në BE është në epërsi të lehtë me 51 përqind ndaj kampit që do Brexit-in me 49 përqind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here