Takimet e këtij turneu kthehen të shtunën, me sfidat e para të fazës 1/8. Ndeshja hapëse e kësaj faze është ajo mes Zvicrës dhe Polonisë, e ndjekur nga dueli britanik mes Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Ndërsa sfida që mbyll këtë ditë është Kroaci-Portugali.
Të dielën, Franca organizatore duhet të sigurojë biletën e saj në çerekfinale përballë Irlandës e cila ka një hesap për të larë që në kualifikueset e Botërorit 2010 me “gjelat”.
Gjermania duket të tregojë në orën 18:00 se ka bërë përmirësime përballë Sllovakisë, e cila e mundi lehtësisht 3-1 në ndeshjet përgatitore të Europianit.
Dita mbyllet me një duel të paparashikuar mes Hungarisë dhe Belgjikës. Dita e dielë do të ketë dy ndeshje, por secila e veçantë. E para është finalja e parakohshme mes Italisë dhe Spanjës, ndërsa e dyta është ajo mes pretendentëve të Anglisë dhe debutuesve të Islandës, të cilët tashmë kanë filluar të frikësojnë edhe skuadrat më të mëdha.