Fond për aktivitetet në zonat turistike dhe historike/Ja kushtet e përfitimit dhe procedurat e aplikimit për të përfituar çdo ndërmarrje

0
149

 

Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së djeshme vendosi një fond prej kap një vlerë të përgjithshme prej 49 000 000 (dyzet e nëntë milionë) lekë, për tu ardhur në ndihmë të gjitha ndërmarrjeve dhe mikro-ndërmarjeve që operojnë në zonat turistike dhe historike

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është krijuar një fond i cili i vjen në mbështetje të mikro-ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ushtrojnë aktivitetet në zonat turistike dhe historike. Në mbështetje dhe në përputhshmëri më ligjet e Kushtetutës ky fond do të merret nga buxheti i shtetit i vitit 2016, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Këshillit të Ministrave. Më poshtë janë bërë të qarta të gjitha procedurat që do të ndjekin aplikuesit për të përfituar nga fondi i përgjithshëm i cili kap një vlerë të përgjithshme prej 49 000 000 (dyzet e nëntë milionë) lekë. Për vitin 2016, vlera e fondit të jetë 29 000 000 (njëzet e nëntë milionë) lekë. Për vitin 2017, vlera e fondit të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Për vitin 2018, vlera e fondit të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Ky fond është krijuar për tu ardhur në ndihmë mikro-ndërmarrjeve dhe ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nëse ndërmarrja ka bashkëpunime me donator të tjerë nuk e pengon atë që të aplikojë për të përfituar nga ky fond.  Fondi, përveç fondeve nga buxheti i shtetit,  mund të ketë si burim financimi edhe donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Në këtë rast, procedurat e aplikimit dhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve përcaktohen në marrëveshjen që do të lidhet me donatorin apo institucionin financiar e cila miratohet bashkërisht nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe përfaqësuesi i donatorit apo i përfaqësuesit të institucionit financiar. Fondi u jep ndihmë, në formë granti të drejtpërdrejtë, mikro-ndërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet bashkëfinancimit. Në varësi të vlerësimit për projektin e dorëzuar nga aplikanti/tët, Fondi mbulon deri në 50% të kostove të pranueshme, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë. Përfitimi i ndërmarrjeve për të njëjtin projekt nga mbështetja e programeve apo projekteve, duke përdorur fonde nga donatorët apo institucione financiare ndërkombëtare, nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga “Fondi në Mbështetje të Mikrondërmarrjeve, Ndërmarjeve të Vogla dhe të Mesme”, që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike/historike. Në këtë rast, Fondi do të mbulojë vetëm 30% të kostove. Qëllimi kryesorë I tijë është që ti ndihmojë ndërmarrjet për ushtrimin e aktivitetit.  Kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshijnë kostot për: a) rikonstruksion të ambienteve të brendshme të vendit të ushtrimit të aktivitetit; b) blerje makinerish/pajisjesh; c) shërbime këshillimore për projektimin për ristrukturimin dhe modernizimin e ambienteve të punës.

Kushtet për të përfituar nga fondi

Janë një sërë kushtesh që ndërmarrjet duhet të plotësojnë për të përfituar nga ky fond.   a) Janë biznese të klasifikuara si mikro, të vogla apo të mesme, sipas ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar.

  1. b) Kanë selinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
  2. c) Ushtrojnë aktivitetin e tyre në një nga zonat turistike/historike.

ç) Kanë një kontratë qiraje të paktën dyvjeçare për ambientet ku ushtrohet aktiviteti.

  1. d) Janë të regjistruara në QKB dhe nuk kanë detyrime tatimore e doganore të papaguara.
  2. dh) Nuk janë në proces falimentimi ose procedurë likuidimi;
  3. e) Plotësojnë kriteret e legjislacionit të ndihmës shtetërore për ndihmën “De minimis”.

ë) Duhet të jenë të afta për të financuar jo më pak se 50% të vlerës së projektit.

Procedura e aplikimit për këtë fond është, si më poshtë vijon:

  1. a) Aplikimi paraqitet në sportelin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nga vetë kërkuesi apo çdo person i autorizuar prej tij sipas formatit të aplikimit, të miratuar nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s. Aplikanti së bashku me formularin e aplikimit duhet të dorëzojë dokumentet e  mëposhtme:

– Aktin e regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi (QKB);

– Pasqyrat financiare të vitit të fundit të ndërmarrjes. Në rastet kur bilanci është negativ, ndërmarrja duhet të dorëzojë një vërtetim bankar që vërteton se ndërmarrja ka në llogari bankare një shumë të barabartë me buxhetin e projektit;

– Buxhetin e projektit, së bashku me një vërtetim bankar që vërteton se mbulon në masën 50% vlerën e projektit;

–   Planin e biznesit;

– dokumentin që vërteton se janë paguar të gjitha detyrimet e parashikuara nga legjislacioni doganor dhe tatimor;

– Kontratën e qirasë të paktën me një afat dyvjeçar për ambientet ku ushtrohet aktiviteti;

– Dokumentin e identifikimit, të njohur nga ligji, të personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit;

– Autorizimin që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të aplikuar dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit.

  1. b) Punonjësi i AIDA-s asiston të interesuarin në plotësimin e formularit të aplikimit, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar.
  2. c) Dokumentet paraqiten në origjinal, në kopje me të njëjtën fuqi provuese me origjinalin ose në kopje të panjësuara me origjinalin, nën përgjegjësinë e plotë të aplikantit për vërtetësinë e akteve të marra si kopje të vërteta të origjinalit.

ç) Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, sipas shkronjës “a” të kësaj pike, bashkë me dokumentet paraqitet edhe dokumenti që vërteton faktin e të qenit i autorizuar.

  1. d) Aplikimi pajiset me një numër aplikimi dhe regjistrohet në Regjistrin e Skemës së Grantit për Ndarje të Kostove.
  2. dh) Aplikimet shqyrtohen nga Komisioni i Aprovimit të Grantit i cili përbëhet nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, që është njëkohësisht edhe kryetar i këtij Komisioni, 2 anëtarë të emëruar nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s dhe 2 anëtarë të caktuar nga ministri përgjegjës për ekonominë.
  3. e) Vendimi për miratimin ose refuzimin e një aplikimi bazohet vetëm mbi dokumentet e paraqitura.

ë) Vendimi për akordim të grantit merret me shumicë votash dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët prezent të Komisionit.

  1. f) Pas njoftimit, ndërmarrja, së cilës i është miratuar kërkesa, paraqitet pranë AIDA-s për të nënshkruar marrëveshjen kontraktuale për dhënien e grantit sipas formatit të miratuar nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, në të cilën do të përcaktohet dhe afati për përfundimin e projektit.

Procedurat e hollësishme të aplikimit, të disbursimit si dhe mënyra e menaxhimit të fondit përcaktohen në rregulloren e funksionimit të fondit, e cila miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë. Kjo pikë nuk zbatohet në rastin ku përveç fondeve nga buxheti i shtetit, të këtij vendimi, fondi ka si burim financimi donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Ngarkohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për menaxhimin e Fondit në Mbështetje të Mikrondërmarrjeve, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që ushtrojnë aktivitet në zonat e mbrojtura turistike. Përjashtimisht për vitin 2016, autorizohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për të lidhur marrëveshje mirëkuptimi me AADF-në (Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në pazarin e Korçës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here