Disa e bëjnë për ideale, disa për para e të tjerë për politikë. Tradhtia gjithnjë dëmton njërën palë, por në disa raste pasojat janë të pallogaritshme. Personat në këtë listë kanë shitur vendet e tyre, miqtë e tyre, e disa dhe familjet, duke ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë.
- Juda Iskarioti
Sipas Biblës, Juda Iskarioti e tradhëtoi Jezu Krishtin për 30 monedha argjendi, dhe qysh atëherë, emri i tij ka qenë sinonim i tradhëtisë prej babëzisë. Juda ishte një nga 12 apostujt e Jezusit dhe historia e Judës si akt tradhtie është regjistruar në ungjijtë kanonikë të Biblës. Tek Mateu 26: 14-16 shkruhet: “Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emrin Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe u tha atyre: “Çfarë do të më jepni, që ta dorëzoj atë tek ju? Dhe ata i numëruan tridhjetë monedha argjendi”. Jezusi ishte në shënjestrën e krerëve të priftërinjve, dhe Juda e tradhëtoi me një puthje. Kjo “puthje e Judës” çoi në gjykimin dhe vdekjen në kryq të Jezusit duke e bërë Judën, tradhtarin më të madh në histori. Puthja nuk ishte një shenjë e dashurisë; ajo ishte në të vërtetë një sinjal për të udhëhequr ushtarët, që menjëherë arrestuan Jezusin dhe e çuan atë te priftërinjtë e lartë. Jezusi u akuzua për blasfemi, u shpall fajtor, i lidhur u dorëzua në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit, i cili e dënoi me vdekje. Ushtarët e zhveshën Jezusin, vendosën një kurorë me gjemba mbi kokën e tij dhe e kryqëzuan duke e gozhduar në kryq. Juda u mbush me keqardhje dhe u përpoq të kthente argjendin, por priftërinjtë nuk do ta pranonin më. Në fund, Juda vari veten. Pak gjëra të tjera dihen për jetën e Judës. Disa historianë besojnë se mbiemri Juda, Iskarioti, është i lidhur ngushtë me fjalën latine për vrasje – sicarius – dhe mund të mos të jetë fare në të vërtetë emri i tij i familjes. Në çdo rast, “Juda” mbetet një sinonim për “tradhtar” edhe sot e kësaj dite.
- Bruti
Më 15 mars të vitit 44 pes Jul Cezari, “diktator për jetë” i Republikës Romake, vritet nga senatorët gjatë një takimi në sallën e Teatrit Pompei, Romë. Në komplot morën pjesë rreth 60 fisnikë, përfshi edhe personin për të cilin Cezari ishte kujdesur aq shumë, Marcus Brutus. I konsideruar si një i majtë lunatik në Norvegji, Vidkun Quisling (Kuisling) nuk ra shumë në sy deri sa formoi partinë e tij të Unitetit Kombëtar, në vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte në doktrinën e fashizmit. Quisling, gjeneral ushtarak, arriti të takohej me Hitlerin dhe e siguroi atë se kishte gjithë informacionin e duhur për strategjinë ushtarake norvegjeze. Pas takimit me Adolf Hitlerin, të cilin e inkurajoi për të pushtuar Norvegjinë, ai priti për pushtimin gjerman të bëhej i plotë – dhe pastaj caktoi veten si udhëheqës të Norvegjisë. Mbretërimi i tij zgjati vetëm një javë para se ai u largua nga forcat gjermane, në “minister president.” Kjo për fat të keq, nuk e ndaloi atë të dënonte pothuajse 1,000 hebrenjve në kampet e përqendrimit. Në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Quisling u shpall fajtor për tradhëti dhe u ekzekutua. Emri i tij do të jetojë përgjithmonë në turp, pasi “Kuisling” u bë sinonim për tradhtar apo bashkëpunëtor të armikut.
- Vidkun Kuisling
I konsideruar si një i majtë lunatik në Norvegji, Vidkun Quisling (Kuisling) nuk ra shumë në sy deri sa formoi partinë e tij të Unitetit Kombëtar, në vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte në doktrinën e fashizmit. Quisling, gjeneral ushtarak, arriti të takohej me Hitlerin dhe e siguroi atë se kishte gjithë informacionin e duhur për strategjinë ushtarake norvegjeze. Pas takimit me Adolf Hitlerin, të cilin e inkurajoi për të pushtuar Norvegjinë, ai priti për pushtimin gjerman të bëhej i plotë – dhe pastaj caktoi veten si udhëheqës të Norvegjisë. Mbretërimi i tij zgjati vetëm një javë para se ai u largua nga forcat gjermane, në “minister president.” Kjo për fat të keq, nuk e ndaloi atë të dënonte pothuajse 1,000 hebrenjve në kampet e përqendrimit. Në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Quisling u shpall fajtor për tradhëti dhe u ekzekutua. Emri i tij do të jetojë përgjithmonë në turp, pasi “Kuisling” u bë sinonim për tradhtar apo bashkëpunëtor të armikut.
- Pesëshja e Cambridge
Janë pesë spiunët më të famshëm të Luftës së Ftohtë. Ishin të së njëjtës shkolle, asaj të Kembrixhit, por që ndryshonin jo pak njëri nga tjetri. Të përbashkët nuk kishin vetëm shkollën, por dhe saktësinë dhe rendimentin e tyre informativ. Dhe sot, kur arkivat e KGB-së sulmohen nga ushtria e madhe e gazetarëve dhe historianëve, çuditen kur në to gjejnë pak, fare pak për arsyen e thjeshtë se gjithçka qe origjinale, nga frika e dekonspirimit, zhdukej dhe zhdukja më e madhe u bë më ’53 kur vdiq Stalini. Ruajtja e tyre do t’u jepte historianëve çelësin për të hyrë në hullitë e holla të grupeve agjenturore që vepronin në BS, Gjermani, Francë, Spanjë, Afrikë e gjetkë. Nga ku do të mundnin të nxirrnin historinë e plotë të pesëshes së Kembrixhit.
Kush ishin?
Një feminist i cili u martua katër herë. Një homoseksual pompoz, me një dobësi për pijen. Një historian i njohur arti të cilit iu dha titulli kalorës nga Mbretëresha Elisabeta II. Ky mund të tingëllojë si formacion për një ministerial të ri të HBO-së, por këta njerëz ishin spiunë të vërtetë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më gjerë. Së bashku me dy shokët e diplomuar të Universitetit të Cambridge, ata penetruan agjencitë britanike të inteligjencës dhe i dhanë sekretet sovjetikëve. Cambridge Five – Harold “Kim” Philby, Donald Maclean, Guy Burgess, Anthony Blunt dhe John Cairncross – ishin anëtarë të elitës britanike dhe gjetën strehë në besimet e tyre komuniste. Madje ata refuzuan pagesën për punën e tyre si spiunë. Të gjithë ishin të punësuar për të punuar në pozicione kyçe të inteligjencës britanike dhe vazhdimisht sinjalizonin Moskën për planet britanike dhe amerikane, përfshirë përpjekjet për të ndërtuar një bombë atomike në vitin 1941 dhe strategjinë Koreane të Luftës, duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve. Gjërat filluan të zbuloheshin kur amerikanët deshifruan një mesazh të koduar sovjetik që implikonte Macleanin. Philby e paralajmëroi atë, dhe në 1951 Maclean dhe Burgess menjëherë dezertuan në Rusi – një lëvizje që i la spiunët e mbetur nën një re të ulët dyshimi. Kim Philby bëri shaka me gazetarët në shtëpinë e nënës së tij gjatë një konference për shtyp në 1955, dhe pasi “u pastrua”, informoi për Guy Burgess dhe Donald Maclean se inteligjenca britanike u ishte vënë pas. Philby më pas dha dorëheqjen nga MI6, por agjentët e morën në pyetje në lidhje me këtë përsëri në vitin 1963, dhe kur po i afroheshin, ai u arratis në Rusi. Për arsye të Kim Philby-t dështuan edhe misionet amerikane në Shqipëri. Philby dhe Cairncross u hetuan nga MI6, shërbimi inteligjent britanik i jashtëm, por nuk u akuzuan. Megjithatë, të dy u detyruan të japin dorëheqjen. Cairncross u zhvendos në Francë ndërsa Philby u arratis në Rusi në 1963. Blunt u rrëfye dhe iu garantua imunitet të mbetet në Angli. Atij iu hoq titulli i kalorësit kur kryeministrja Margaret Thatcher zbuloi publikisht spiunazhin e tij në vitin 1979. Maclean, Philby (i cili kishte një marrëdhënie me gruan e MacLean-it) dhe Burgess të gjithë jetuan në Moskë deri sa vdiqën, me nostalgji për Anglinë. Kim Philby, i rrethuar nga miqtë e tij të shumtë, më 10 maj të vitit 1988, heroi më emblematik i spiunazhit, gjenerali më i famshëm i kundërzbulimit, intelektuali i rangut të lartë, aspiruesi më i devotshëm i idealeve komuniste, vdiq. Varrimi i Kim Philby-t ishte madhështor, siç ishte edhe vepra e emri i tij. Asnjëri nga të pestë nuk u akuzua kurrë, për asnjë krim.
- Robert Hanssen
Hanssen u rrit në një familje të shkatërruar dhe rrihej nga i ati. Ai filloi punën si oficer policie në Çikago, por më pas e la për t’u punësuar si agjent special i FBI-së, në vitin 1976. Në vitin 1979 ai përfshi në kundër-spiunazhin e FBI-së dhe kjo hapi rrugën që ai të kryente një prej akteve më tradhtare në historinë e Amerikës. Në vitin 1983, Hanssen transferoi një njësi spiunazhi sovjetike brenda FBI-së, duke u dhënë atyre informacion pa fund. Hanssen punoi si ndërlidhës ndërmjet FBI-së dhe zyrës përgjegjëse për ndjekjen identiteteve të spiunëve që punuan në SHBA. Nga fillimi i viteve 2000, hetuesit besonin se ai kishte 20 vjet që ndante sekrete shtetërore. Ata dyshuan se ai kishte zbuluar identitetin e dhjetëra agjentëve sovjetikë që punonin për SHBA-në dhe çoi në vrasjen e disave prej tyre. Dhe Hansseni nuk u ndal me aq. Ai furnizoi qeverinë sovjetike me planet amerikane, duke përfshirë procedurat për trajtimin dhe kundërpergjigjen në rast të një sulmi bërthamor sovjetik. Megjithëse ai ishte paguar $ 1.400.000 dhe disa diamante për përpjekjet e tij, kolegët thanë se duket se ka qenë më i motivuar prej dëshirës për të luajtur lojën e spiunit, se sa prej lakmisë. Hanssen u kap kur FBI pagoi një ish-agjent të KGB-së të bëjë të ditur identitetin e urithit që vepronte në FBI. Në vitin 2002, Hansseni u shpall fajtor me 15 akuza për spiunazh dhe komplot. Ai u dënua me burgim të përjetshëm
- Aldrich Ames
Ames hyri në ambasadën sovjetike në Uashington në vitin 1985 dhe ofroi të shiste sekrete amerikane për një arsye të vetme, para. Ai ishte një alkoolist me një bashkëshorte shumë të shtrenjtë. Falë Aldritch, i cili fitoi rreth 4.6 milionë dollarë për përpjekjet e tij, 10 amerikanë u ekzekutuan sepse u zbulua identiteti i tyre prej agjentësh sekretë.
- Tradhtari i Spartës
Ngushtica e Termopileve u mbajt për 3 ditë nga vetëm 300 spartanë kundër një ushtrie të madhe persiane. 299 prej tyre u zhdukën. Për 48 orë, mbrojtësit e Termopileve qëndruan në luftë, madje dhe mposhtën jo vetëm forcat ushtarake të dobëta, por edhe elitën ushtarake perse. Fatkeqësisht për grekët, Termopilet kishin një rrugë sekrete kalimi nga e cila mund të anashkaloheshin forcat mbrojtëse. Në ditën e gjashtë (dita e dytë e luftimit), persët ndoqën me anë të një tradhtari këtë rrugë dhe u përgatitën për ti zënë grekët në befasi. Tradhtari ishte Ephialtes u bë famëkeq në Greqi, pasi ai tradhtoi vendin e tij tek persët në vitin 480 para Krishtit. Gjatë betejës së Termopileve, ai udhëhoqi ushtrinë persiane në një rrugë që i dha akses për të kapur në befasi spartanët, duke shpresuar për një shpërblim nga lideri persian, Kserksi. Megjithatë, ai nuk korri një shpërblim. Ai u vra më vonë dhe emri i tij u bë sinonim i tradhtisë, ndërsa 300 spartanët që mbrojtën Termopilet hynë në histori si legjendarë.
- Çifti Rosenberg
T’u shesësh rusëve sekrete gjatë Luftës së Ftohtë ishte shkalla më e lartë e tradhëtisë. Çifti amerikan Rosenberg ishte gati të bënte çdo gjë për bindjet e tyre komuniste. Julius dhe Ethel Rosenberg ishin anëtarë të partisë Komuniste që prej vitit 1943, kur papritur u tërhoqën nga aktiviteti politik. Ky ishte viti kur bashkuan forcat me super-spiunin rus, Feliksov. Ata u arrestuan në vitin 1950 dhe të dy u ekzekutuan më 19 qershor 1953. Në vitin 1995, qeveria amerikane lëshoi një seri kabllogramesh sovjetike me emrin e koduar “Venona”, që konfirmojnë se Julius kishte vepruar si agjent ndërlidhës dhe rekrutues për sovjetikët, por lënë të paqartë përfshirjen e gruas së tij, Ethel në këtë veprimtari. Në kujtimet e botuara pas vdekjes, Nikita Hrushovi, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik 1953-1964, shkruan “nuk mund të them në mënyrë specifike se çfarë ndihme na dha çifti Rosenberg, por kisha dëgjuar nga Stalini dhe Molotovi se Rosenbergët kishin dhënë ndihmë shumë të rëndësishëm në përshpejtimin e prodhimit të bombës atomike sovjetike”.
- Wang Jingwei
Është konsideruar një prej tradhtarëve më të mëdhenj në historinë kineze, Wang Jingwei lindi në vitin 1883. Në moshën 21-vjeçare ai shkonte në shkollë në Japoni, ku u takua me revolucionarin e famshëm japonez, Sun-Yat Sen. Nën influencën e Sen ai filloi të merrte pjesë në komplote kundër qeverisë, duke përshirë dhe atentatin e dështuar për vrasjen e Manchu Regent në Pekin. Në vitin 1937 Wang nis marrëveshjet e tij të tradhtisë me japonezët, duke fituar një vend të rëndësishëm në historinë e tradhtisë.
- Guy Fawkes
Guy Fawkes ishte pjesë e një grupi revolucionar të quajtur “Roman Katolikët”, të cilit kishin në plan të hidhnin në erë pjesën më të madhe të aristokracisë britanike, në vitin 1605. Atentati u zbulua nga autoritetet, të cilët e kapën Faëkes, para se ai të vinte në plan qëllimet e tij vrastare. Guy Fawkes besonte në idealet e tij dhe nuk u thye as nën torturë të jepte emrat e bashkëpunëtorëve të tij. Historia e tij është subjekt i filmit “V for Vendetta”. Edhe sot e kësaj dite, veprat e Fawkes konsiderohen legjendare, ndërsa Anglia e feston zbulimin e Komplotit të Barotit më 5 nëntor me zjarre, fishekzjarre dhe djegie efigjish të konspiratorit.