-Është pagëzuar ‘Off Paris Seine’, i vetmi i këtij lloji dhe është hoteli i parë lundrues në Senë, i inauguruar në Paris. Me katër yje hoteli është ndërtuar në një platformë 650 tonësh prej druri, zinku dhe xhami. Përmban 58 dhoma dhe 4 suita, me pamje nga bregu i lumit, një pishinë dhe një tarracë. Cmimet për një natë variojnë nga 150 deri në 300 euro. ‘Ky ndërtim është 100% francez dhe i shërben edhe turizmit në Paris, në një moment të veçantë për sektorin e hotelerisë’, ka shpjeguar për shtypin Christophe Sauvage, drejtor i përgjithshëm dhe themelues i Elengencia hotels, që bën pjesë në financuesit e këtij projekti “pak të çmendur” siç thotë ai.