Kuvend / Bën betimin deputeti më i ri Edmond Leka

 

Deputeti më i ri në parlamentin e Shqipërisë është Edmond Leka.

Në seancën e sotme të Kuvendit Leka bëri betimin.

Më 10 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vetëm me katë vota dhënien e mandatit Edmond Lekës që është kandidati i radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë.

Edmond Leka zëvendëson deputetin Koço Kokëdhima të cilit Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit duke e vlerësuar si të pa pajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko