Kuvendin e Shqipërisë e pushtojnë të qeshurat. Berisha: E kani bërë parlamentin si të mbathurat e Xhelilit

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve Edi Paloka kishte një ankesë sa i përket procesverbalit të seancës së shkuar.

Ai tha se nga fjala e tij që kishte mbajtur në seancën plenare të së enjtes, ishin hequr pjesët ku ai denonconte rastet flagrante sipas tij të lidhjes së mazhorancës me krimin. Ai sqaroi se ishte hequr kjo pjesë dhe menjëherë vijonte fjala e kryeministrit Edi Rama.

“Në vend të fjalës tim është vënë fjala e Ramës, në faqen 18”, tha Paloka.

Kryeparlamentari Ilir Meta tha se shqetësimi i Palokës do t’i përcillet shërbimit të Kuvendit që merret me procesverbalin.

Por ndërsa ky moment kaloi mjaft qetësisht mes Palokës dhe Metës, krejt ndryshe ishte për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“ Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë”, u dëgjua të thotë Berisha me ton të ashpër, çka shkaktoi të qeshura pa fund e me zë të lartë në sallën e parlamentit. Më shumë dëgjohej zëri i deputetit Erjon Brace.

“Qeshin këta se e kanë bërë parlamentin si të mbathurat e Xhelilit”, tha Berisha.

“Keni bërë akte më të rënd në 25 vjet”, tha Meta duke e mbyllur këtë debat.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko