Lorik Cana u ka kërkuar falje tifozëve që Shqipëria nuk arriti të vazhdojë më tej në Euro 2016, derisa në formë shakaje u kërkojë falje që nuk arritën të bëhen siç ka thënë ai ‘Kampionë Europe’
“Na vjen keq sepse kemi pasur dëshirë me u bo Kampionë Evrope, por Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj, fal tifozëve që ishin shembullor. Faleminderit për përkrahjen”, tha Cana.
Ai foli ne tribunen e sheshit “Nene Tereza” ku kombetarja u takua me tifozerine. Nritja e rezervuar nga tifozët në “Fan Zone” të ngritur në Sheshin Nënë Tereza ishte më e çliruar nga protokollet.
Ekipi Kombëtar iu drejtua “Fan Zone” menjëherë pasi la Kryeministrinë dhe u pritën në shesh me brohoritje dhe falenderime nga qindra tifozë të mbledhur aty.
Festa nisi me këngë patriotike, për të vijuar më tej me Himnin e Flamurit të kënduar nga trajneri Gianni De Biasi, që u pa edhe në Francë teksa e këndonte atë