Policia italiane e qytetit të Napolit ka arrestuar sot shtetasin shqiptar Asim Koleci i datëlindjes 1987 i kërkuar prej majit të vitit 2015 nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit edhe ndaj një minoreneje.
Akuza ndaj tij ka të bëjë me faktet e shtatorit të vitit 2013 në qytetin e Kazertas kur Asim Koleci ka shfrytëzuar me qëllim prostitucioni një shtetase rumune 18 vjeç, së cilës i ka grabitur 20 mijë euro.
Gjithashtu shqiptari akuzohet po për shfrytëzim prostitucioni ndaj një shtetase shqiptare e një shtetase rumune.
Në periudhën kohore 2009-2011 Asim Koleci i ka grabitur shtetases rumune fitimin e përditshëm të saj nga prostitucioni, në shumën rreth 100 mijë euro.
Hetimet kanë verifikuar se ndaj shqiptarit Asim Koleci rëndon dhe një akuzë për grabitje e lëshuar nga Prokuroria e Avellinos më vitin 2012.