Deputeti Ben Blushi foli sot në Kuvend ku këmbënguli se reforma në drejtësi nuk do të mbrojë interesat e të varfërve por interesat e palëve të vogla.
Blushi tha se Shqipëria po i largohet sa më shumë drejtësisë dhe hartuesit kanë hartuar një proces të mbyllur. Sot së bashku me deputeten Mimoza Hafizi dorëzoi një amendament sipas të cilit presidenti të zgjidhet me votat direkte të popullit
“Popullit shqiptar i lihet e drejtë të zgjedhi partinë ndërsa partitë zgjedhin gjithkënd. Sot është dita për të ndërhyrë më thellë në Kushtetutë për ti dhënë mundësinë më shumë që populli të vendosë për veten e vet.
E kam propozuar në parim ndryshimin kushtetues për një President nga populli në 2007. Në atë vit Saliu dhe Edi i dytë dhe produkti i parë i Rilindjes Bamir Topi, të tre këta nuk donin një president nga populli sepse asnjëri nuk do e zgjidhte Bamirin dhe as tjetri nuk do e kishte shok.
Nuk kam gjë me Bamirin, por flas për fenomenin. Sot kam vendosur të sjell një amendament së bashku me kolegen time, Hafizi, sipas së cilit Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet me votë direkte nga shumë shqiptarë. Ka ardhur koha ta bëjmë dhe ne në Parlament një gol si ato në Francë”, tha Blushi.