Faza e Grupeve në Euro 2016 ka servirur gola dhe paraqitje kontradiktore, aftësi të jashtëzakonshme, sikurse dhe gabime të pafalshme. Me asnjë skuadër të aftë për të fituar çdo ndeshje, por me vetëm një ekip që ka humbur të treja ndeshjet, ky turne ka qenë më kompetitiv se çdo kush mund të kishte parashikuar.
Pas 36 ndeshjesh, temperaturat veç se po nxehen edhe më shumë, por pasi secila skuadër ka luajtur nga tre ndeshje, të gjithë ne e kemi një ide të përgjithshme mbi formën që ato gëzojnë.
Duke iu afruar gjithmonë e më shumë 1/8, “Sportsmail” jep një këndvështrim mbi çdo përfaqësuese duke i vënë një notë paraqitjes së tyre të deritanishme.
Shqipëria vlerësohet me notën “B”! Një prej dy humbësve pa fat, të cilët e përfunduan fazën e grupeve në vend të tretë, por nuk ia dolën të jenë pjesë e 16 ekipeve që shkojnë në fazën e 1/8.
Paraqitjet e Shqipërisë në tre ndeshjet e grupeve ishin përtej pritshmërive, ndonëse u eleminuan nga kompeticioni.
Impresionues, pavarësisht humbjes së pësuar ndaj Zvicrës, por duke qenë me vetëm 10 futbollistë. Arritën të ndalin Francën në shifrat 0-0 deri në minutën e 90’. Më pas i dhanë vetes së tyre një shans për të ecur më tej në Europian, duke fituar në ndeshjen e fundit, përballë Rumanisë. Një turne i mirë, dhe diçka e vërtetë mbi të cilën mund të punohet për më tej