Nëna është larguar pa adresë nga shtëpia e tyre në Korçë dhe djali 15-vjeçar ka mbetur në kujdestarinë e shtetit.
Policia e Korçës njoftoi se ka nisur procedimin penal dhe njëherësh, shpalljen në kërkim të gruas nga Mborja e Korçës M.Sh, 48 vjeçe.
Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se ajo prej dy muajsh ka braktisur djalin e saj të mitur E.X, 15 vjeç. Aktualisht E.X, ndodhet në kujdestarinë e Shërbimit Social Shtetëror Rajonal- Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.